Sot është në ‘top formë’, këngëtarja e njohur zbulon se si i humbi 16 kile

Mediale Vip

Sot është në ‘top formë’, këngëtarja e njohur zbulon se si i humbi 16 kile

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 09:16
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri, vajza nga qyteti i Korçës, është këngëtare dhe autore e njohur këngësh.

Ajo ka korrur mjaft suksese në karrierën e saj muzikore, kështu duke qenë fituese e edicionit të parë të  ‘Your Face Sounds Familiar’, fituese e vendit të dytë në C’est la Vie dhe për të vulosur suksesin e saj ajo në vitin 2017 ajo ishte fituese e festivalit ‘Kënga Magjike’.

Anxhela ishte e ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku sapo u shfaq, ra në sy ndryshimi tek trupi i saj.

Këngëtarja gjatë emisionit, interpretoj këngën e saj më të re ‘Maraz’, si dhe kërceu me balerinin e saj.

Gjatë bisedës ajo tregoj se i është përmbajtur një regjimi të rreptë ushqimor, si dhe stërvitje të vazhdueshme.

“Duket sikur është shumë e vështirë të humbasësh kile, por s’është. Kam 7 muaj që e kam këtë regjim ushqimor duke vazhduar stërvitjen dhe duke eliminuar brumrat në mënyrë drastike, 16 kile kam humbur” , u shpreh Anxhela.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat