Në shtator të këtij viti pritet që këngëtari i njohur, Blero, të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me Afrona Dikën.
Propozimin për martesë Blero ia bëri publikisht në janar të vitit 2017. Por së fundmi, gjatë një interviste për “Prive”, këngëtari ka folur rreth lidhjes së tij me Afronën.
I pyetur nëse është gati apo jo për t’u martuar me Afronën, Blero ka qenë mjaft i drejtpërdrejtë me përgjigjen: “Që prej momentit që jam ulur dhe i kam propozuar për martesë, unë kam qenë gati”.
Ndërkohë përgatitjet për dasmën e çiftit të njohur kanë nisur prej kohësh, dhe thuhet se ceremonia do të zhvillohet më datën 21 shtator te Rana e Hedhun, Shqipëri.