Miss Universe Albania Trejsi Sejdini ka festuar ditën e djeshme përvjetorin e saj të 19-të. Veç urimeve të shumta nga familjarë, miq dhe fansa në rrjetet sociale, ajo ka marrë dhe një dhuratë.
Një dhuratë, të cilën shumë prej nesh e dëshirojmë.
Një automjet tip “Mercedes-Benz GLC 63 AMG GLC 63 S AMG Coupe” është ajo çka mendojmë se i ka zbukuruar ditëlindjen më shumë se çdo gjë tjetër Trejsit.
Kujtojmë se Trejsi u bë e njohur për publikun para se të fitonte titullin “Miss”.
Falë karakterit të saj ekspresiv dhe të sinqertë, modelja ka arritur të fitojë zemrat e fansave si dhe pjesën e kritikëve të saj.
Nuk dihet dhuruesi i kësaj dhurate të mrekullueshme.