Shumë e lidhur më të atin, Shiloh pret Bradin për të festuar ditëlindjen

Mediale Vip

Shumë e lidhur më të atin, Shiloh pret Bradin për të festuar ditëlindjen

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 18:10
Brad Pitt dhe Shiloh

Pak ditë më parë vajza e çiftit të divorcuar të aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh ka festuar 13 vjetorin e lindjes.

Jolie u kujdes t’i dhuronte asaj një ditëlindje shumë të veçantë duke e çuar në një dhomë interaktive arratisjeje e quajtur ‘The basement’.

Në këtë ditëlindje nuk ka qenë i pranishëm aktori i njohur pasi ndodhej në Evropë. Sipas mediave të huaja mësohet se Shiloh është duke pritur kthimin e të atit në mënyrë që t’a festojnë ditëlindjen së bashku.

Shiloh dëshiron që të luajë me ‘skateboard’ me të atin pasi janë mjaft të lidhur. Që prej divorcit të tyre Brad dhe Angelina kanë rënë dakord për kohën që do të shpenzojnë me 6 fëmijët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat