Gaz Paja martohet dhe… shkoi te fushata e PS, çuditet dhe Erion Veliaj

Mediale Vip

Gaz Paja martohet dhe… shkoi te fushata e PS, çuditet dhe Erion Veliaj

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 07:10
Gaz Paja martohet

Në çelje të fushatës së PS-së për zgjedhjet e 30 Qershorit, kreut të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj i janë bashkuar disa artistë dhe sportistë.

Ata ishin: Gazmend Paja, Eneda Tarifa, Anxhela Peristeri, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

Pasi katërshja iu bashkua Veliajt në podium, kryebashkiaku ndau një sekret duke u shprehur edhe vetë i çuditur për faktin se Gaz Paja sapo ishte martuar sot dhe si kishte mbaruar celebrimin, i ishte bashkuar menjëherë fushatës.

"T’iu them diçka që nuk e dini akoma. Gazi sapo është martuar dhe sapo mbaroi celebrimin erdhi këtu. Ai do të na bashkohet në ekipin e këshilltarëve të Tiranës si socialisti më i ri për t’i shërbyer qytetit tonë”, – tha Veliaj, teksa pas tij mori fjalën aktori i humorit Gazmed Paja.

“Nuk do të zgjatem shumë thjeshtë e di që këta çunat dhe gocat do të hyjnë në histori dhe dua të jem pjesë e historisë. Faleminderit”, tha Paja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat