Khloe Kardashian bëhet partnerja e fansit për mbrëmjen e maturës

Mediale Vip

Khloe Kardashian bëhet partnerja e fansit për mbrëmjen e maturës

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:14
Khloe Kardashian

Khloe është një nga motrat e famshme të familjes së njohur Kardashian.

Ajo ani pse nuk kishte aranzhuar ndonjë takim kohëve të fundit, ka zgjedhur që së fundmi t’ia bëj një dhuratë një fansi të saj, dhuratë që ai do ta mbajë mend gjithë jetën, shkruan TMZ.

Për ta qartësuar, djali është një tifoz i flaktë i Khloe-s, i cili quhet Narbeh, e që ka përfunduar mësimet në Hoover High School në Glendale, CA.

Në mbrëmjen e maturës së djalit, Khloe ka vendosur që  të jetë nën shoqërimin e djalit gjatë këtij evenimenti. 

Narbeh duke qenë një fans i rryer, ka hapur një llogari në Instagram me emrin @NarbehKardashian, ku ka rreth 236.000 ndjekës. Ai preferon të postoj vazhdimisht foto të pjestarëve të familjes Kardashian.

Duket se Narbeh dhe Khloe nuk janë të panjohur. Ai u takua me të në dhjetorin e kaluar në një eveniment. Gjithashtu, Khloe i kishte dërguar atij mesazhe për ditëlindje në të kaluarën.

Djali duket se do ta ngulitë këtë gjatë në memorie. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat