Inva Mula bën show të paparë me veshjen e saj dhe të vajzës gjatë një eventi

Mediale Vip

Inva Mula bën show të paparë me veshjen e saj dhe të vajzës gjatë një eventi

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:31
Inva Mula

Në eventin e përvitshëm të “Geraldina Sposa”, aty ku lançohen edhe trendet më të reja të modeleve të fustaneve të nuseve, personazhet Vip pjesmarrës ishin të shumtë.

Tashmë, jetës së gjallë të personazheve VIP në evente të ndryshme, i është bashkuar edhe sopranoja me famë botërore Inva Mula. Ajo shfaqet pothuajse kudo ku ka evente të tilla dhe sidomos kulturore.

Por kësaj here ajo kishte vendosur që t’i përshtatej më së miri temës së modës, duke u impenjuar edhe vetë në një veshje të veçantë. Dhe, në fakt, ia kishte dalë. Me një veshje të zezë dhe me pjesë transparente dhe me kapele të zezë, Inva Mula dukej shumë e veçantë dhe tërhoqi shumë vëmendjen.

Image

Me po këtë përkushtim, Inva kishte veshur edhe vajzën e saj, e cila dukej si një ëngjell i bukur me veshjen bardh e zi.

Image

Nëse do të kishte një çmimi për veshjen më të mirë në event, padyshim që do ta merrnin këto dy goca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat