“Unë nuk mund ta përdor magjinë time në publik”, Will Smith pretendon se është xhind

Mediale Vip

“Unë nuk mund ta përdor magjinë time në publik”, Will Smith pretendon se është xhind

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:56
Will Smith

Will Smith mund të jetë një xhind i fuqishëm në ekranin e argjendtë, por kjo video e adhurueshme e re nga tapeti i kuq është po aq magjike.

Motrat binjake 4-vjeçare Emma dhe Mila Stauffer ishin në premierën e filmit Aladdin në Los Angeles me nënën e tyre javën kur iu afruan aktorit.

Smith, i cili luan rolin e xhindit në film, pyetet nga vajzat se ku është magjia e tij.

Aktori, pa dashur ti zhgënjejë, i përgjigjet se nuk dëshiron të bëjë magji në publik se mund të tremben njerëzit dhe nuk dëshiron që askush ta dijë se është një xhind.

Kur vajzat pyesin se ku janë miqtë e tij, ai i fton në tapetin e kuq për të takuar Princesha Jasmine, që luhet nga Naomi Scott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat