Melinda ka një mesazh për ata që e ofendojnë 

Mediale Vip

Melinda ka një mesazh për ata që e ofendojnë 

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:28
Melinda

Rep-artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi ditën e sotme e filloi duke festuar 10 milionë klikime në këngën “Çifteli”.

Artistja përmes disa videove të publikuara në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 823 mijë ndjekës, ka vendosur t’i thotë disa fjalë për ata që e ofendojnë.

“Dhe për ju të gjithë drejtpërdrejt dhe tërthorazi që flisni keq për mua dhe tentoni të më nënçmoni, më thuani këto gjëra në fytyrë dhe shihni se çdo të ndodhë. Unë jam një grua punëtore dhe kam sakrifikuar. Çdo gjë që kam arritur, e meritoj”, ka thënë ajo në gjuhën angleze. 

Melinda u prezantua në skenën muzikore shqiptare në muajin maj të 2018-së me këngën “Lulija” që është në bashkëpunim me Seven Saraqin. Pas këtij bashkëpunimi, artistja publikoi edhe këngën “Palo” dhe “Ami” që numërojnë miliona klikime në kanalin Youtube.

Projekti i fundit muzikor i Melindës është “Çifteli” që është publikuar më 28 mars të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat