Arbenita Ismajli po merr pjesë në klipin e ri të Feros.
Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero aktualisht ndodhen në Greqi ku po pushojnë dhe ai po i realizon në të njëjtën kohë xhirimet e klipit.
“Ride or Die”, titullohet kënga, në klipin e të cilës do të marrë pjesë edhe e dashura e tij Arbenita.
Gjatë xhirimeve ai e ka publikaur një foto duke e cakërruar gotën me Arbenitën dhe çifti duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Data e publikimit të këtij projekti ende nuk është bërë e ditur për publikun.