Të bësh marketing falas dhe mençur: Për pak sekonda në fushë të finales të Ligës së Kampionëve, kursyen katër milionë dollarë dhe fituan vëmendje botërore

Mediale Vip

Të bësh marketing falas dhe mençur: Për pak sekonda në fushë të finales të Ligës së Kampionëve, kursyen katër milionë dollarë dhe fituan vëmendje botërore

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:29
Femra me bikini që pushoi fushën e finales

Finalja në mes të Tottenham Hotspur dhe Liverpool është ndërprerë për disa minuta.

Një femër me të brendshme ka pushtuar fushën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Hyrja e saj me bikini në fushë ka bërë që ndeshje të ndërpritet për pak kohë. Megjithatë, sigurimi i stadiumit ishte i shpejt duke zënë atë vajzë dhe duke e larguar nga terreni. Nuk kaloi shumë dhe u mësua edhe identiteti i saj.

Ajo është modelja ruse, Kinsey Wolanski, e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, themeluesit të faqes pornografike ruse Vitaly Uncensored dhe qëllimi ishte pikërisht reklamimi i kësaj faqeje, gjë që i shkruante në bikini.

Kurseu katër milionë dollarë me një futje pak sekondshe në finalen e Ligës së Kampionëve. Çmimi që pagoi? Asgjë, ajo u lirua pas pak minutash nga policia, ndërsa i është ndaluar hyrja në stadiume.

Sipas basteve sportive dhe analistit Darren Rovell, reklamimi i faqes për të rritur Vitali Uncensored përmes kanaleve zyrtare do të kishte kushtuar 3.97 milionë dollarë.

Duke u bazuar në Apex Marketing Group, nga kjo dalje, vlera ekuivalente e reklamimit për orën 17:30 sipas kohës evropiane është 3.97 milionë dollarë.

“3.97 milionë dollarë ka mbledhur faqja për të rritur Vitaly Uncensored nga paraqitja publike e modeles Kinsey Wolanski ku është vlera ekuivalente e reklamimit për orën 17:30 sipas kohës evropiane”, shkruan në Twitter, analisti Rovell.

Sipas Zdorovetskiyt, nga numri i madh i kërkesave për t’u regjistruar në Vitali Uncensored, kjo faqe për momentin është jashtë përdorimit deri në ditën e hënë.

Image

Menjëherë pasi finalja ka përfunduar, Kinsey ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të publikuar një video nga ndeshja, duke u bërë thirrje ndjekësve të saj që të ndjekin zemrën e tyre për të bëra gjëra të çmendura, ashtu siç bëri ajo.

Ndryshe, për vetëm brenda një nate numri i ndjekësve të saj në këtë rrjet social është shumëfishuar, duke arritur nga 300 mijë në më shumë se dy milionë ndjekës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat