Acarohet moderatorja e njohur: Mos më thërrisni “miss”

Mediale Vip

Acarohet moderatorja e njohur: Mos më thërrisni “miss”

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:42
Hygerta Sako

Moderatorja e njohur sportive, Hygerta Sako, në vitin 1995 u shpall "Miss Shqipëria" dhe që atëherë të gjithë e identifikojnë si 'Miss', ndonëse ajo prej vitesh është moderatore dhe ka sjell një sërë emisionesh.

Lidhur me këtë nofkë, Hygerta ka treguar ditën e djeshme në emisionin "Thumb" se e ka shumë bezdi dhe nuk dëshiron që njerëzit ta identifikojnë si të tillë.

“Nuk më thonë as ish-miss po miss. Po ka patur momente të tilla (që acarohem), se ajo ideja e miss-it e një vajze të vogël, e një vajze të re, që është pak çfarë fluturon hahet. Kur më thonë missi më duket sikur më ulin vlerat e shumë viteve karrierë apo e shumë viteve që kam punuar. Sikur më zvogëlojnë staturën që jam munduar të arrij. Unë mundohem të them që jam një miss i 24 vjetëve përpara kështu që ju lutem ma hiqni këtë nofkën po që njerëzit janë fiksuar.”, përfundoi moderatorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat