Habit me deklaratën i dashuri i tifozes që ndërpreu finalen e Championsit

Mediale Vip

Habit me deklaratën i dashuri i tifozes që ndërpreu finalen e Championsit

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:51
Kinsey Wolanski dhe Vitaly Zdorovetsky

Liverpooli fitoi mbrëmjen e djeshme finalen e Champions League pasi mundi 2-0 Tottenhamin.

Në minutën e 25′ të ndeshjes ndodhi një episod që mori vëmendjen e të gjithëve.

Një tifoze e quajtur Kinsey Wolanski dhe e zhveshur thuajse nudo u fut në fushë duke dhuruar “show”.

Pas ndeshjes u mësua se ajo është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, një tifoz që gjithashtu kishte hyrë në fushë, në finalen e Kupës së Botës 2014.

Pas përfundimit të ndeshjes, ishte pikërisht Vitaly ai i cili i ka shkruar disa fjalë në Instagram lidhur me vrapimin e të dashurës së tij në fushë në Madrid.

Ai shkroi:

E dashura ime e ‘zjarrtë’ në Finalen e Ligës së Kampionëve. Mburrem me ty, ti je gjithçka për mua”.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat