Loredana i dha lamtumirën e fundit personit më të dashur, fjalët e saj janë prekëse

Mediale Vip

Loredana i dha lamtumirën e fundit personit më të dashur, fjalët e saj janë prekëse

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 19:58
Loerdana

Këngëtarja shqiptare, Loredana Zefi, dje i ka dhënë lamtumirën babait të saj.

Këtë, reperja e dyshuar për mashtrim financiar në Zvicër, e ka bërë të ditur përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram, në të cilin shihet familja e artistes bashkë pranë varrit të të ndjerit.

“Faleminderit baba. Jemi 10 vëllezër e motra, dhe e kemi nënë më të mirë. Ne sot qëndruam te varri yt për ta dhënë lamtumirë. Mos e harro një gjë: Nuk më intereson asgjë kur është në pyetja familja dhe kjo është ajo që unë do të bëjë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Babai i këngëtares vdiq më 30 maj dhe lajmin për vdekjen e tij e kumtuan për fansat Loredana dhe Mozzik, partneri i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat