Redi Jupi zbulon pse vajzat çmenden për Lorik Canën

Mediale Vip

Redi Jupi zbulon pse vajzat çmenden për Lorik Canën

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 09:10
Lorik Cana

Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është një ndër meshkujt më të preferuar për gjininë femërore.

Prej vitesh ai ka qenë një ndër personazhet më të përfolur për jetën e tij private dhe gjithmonë është komentuar në media për lidhjet me vajzat e njohura shqiptare.

I ftuar  në emisionin "Mos i fol shoferit" ka qenë i ftuar Redi Jupi, i cili i pyetur për kolegun e tij Lorik Canën ka zbuluar se përse vajzat çmenden pas tij.

Sipas tij, Loriku ka shumë cilësi pozitive dhe për këtë arsye shumë femra e pëlqenin dhe i shkonin pas.

“Loriku është futbollist i mirë, djalë simpatik dhe i edukuar. Të kesh një nga këto dhe ke disa femra në krahë, po të kesh të treja pastaj…”, tha Redi.

“Shkulin flokët dynjaja.”, i thotë Rudina.

Image

“Këtu janë meshkuj pa asnjë status në qytet dhe i shkojnë femrat nga mbrapa!“, përfundon ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat