Gold AG prek me fjalët për nënën, në ditën e fundit të Ramazanit - Bota Sot
Gold AG prek me fjalët për nënën, në ditën e fundit të Ramazanit

Mediale Vip

Gold AG prek me fjalët për nënën, në ditën e fundit të Ramazanit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:10
Gold AG

Gold AG i ka shkruar disa fjalë për nënën e tij.

Reperi Arian Agushi ka zgjedhur që nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Facebook, t’i shkruajë disa fjalë për nënën e tij.

“Faleminderit NANË …Faleminderit o ma i bukri emër. Faleminderit me shpirtë e me zemër. Në këtë syfyr të fundit të them njëherit. Oj nanë e ëmbël shumë faleminderit. Ditë e natë me lutje me syfyr e iftarë. Por lodhje në sy kurrë nuk të kam parë. Je dorë që pushon trupin e fëmisë. Ç’kuptim ka pa ty vet fjala e dashnisë. Këtë dorë që po e mbaj është dora e lokës. Erën e saj se ka asnjë parfum i botës. Nuk. mund ta laj borxhin çfarë bëre për mua. Mjafton që Xheneti është tek këmbët tua. E ata që nuk të kan u them n’këto orë të vona. O Zoti im mëshiroj nënat tona. Ramazani kaloj siç kaloj vet jeta. Iftar e syfyr gati në sofër i gjeta. Ti ishe ajo që më the çdo natë. Pi loqkë edhe pak ujë se dita e gjatë. Ti je emri nanë ti je vet dashnia. I harron dhimbjet tua tu i pa punt e mia. Nanë me shkru për ty edhe germat kan mallë. Në këtë natë Ramazani të puthi në ballë. Ti je e njejtë për lypsin e për mbretin. Çdo sakrificë e jotja shpërblim e pastë Xhenetin. 03 Qershor 2019″, ka shkruar në postimin e tij Goldi.

Goldi njihet si një ndër emrat që publikon më së shpeshti këngë dhe aktualisht po e shijon suksesin e asaj “Mirupafshim oj Medine” të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Kreshnik Avdiun.

Kënga ka ardhur e realizuar me videoklip dhe u pëlqye nga publiku. Kujtojmë se edhe këtë muaj të shenjtë Ariani i ka anuluar të gjitha koncertet.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...