Habit modelja e famshme në SHBA: Dua burrë shqiptar, kam mësuar të bëj pite

Mediale Vip

Habit modelja e famshme në SHBA: Dua burrë shqiptar, kam mësuar të bëj pite

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:35
Lorena Haliti

Modelja me origjinë shqiptare, Lorena Haliti, prej kohësh tashmë po korr një sukses të madh në SHBA. Ajo është kthyer në një nga modelet më të kërkuara atje dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj. Lorena ditën e djeshme ishte e ftuar në spektaklin “E diell” ku rrëfeu shumë të pathëna për jetën e saj dhe karrierën në Amerikë.

Mirëpo, ndonëse është rritur jashtë, Lorena ka habitur teksa e pyetur nga gazetari Ervin Kurti ka zbuluar se e do burrin shqiptar dhe se që tani ka nisur të mësohet me të gjitha traditat shqiptare.

“Ti je një vajzë që po jeton në Amerikë, të dashurin ose burrin si e do? E do të huaj apo shqiptar?”, e pyet gazetari.

“Shqiptar tërësisht!” , ka thënë modelja e famshme.

“Po a je e përgatitur për të pasur një burrë shqiptar, i di traditat?”, e pyet Ervini.

“Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, ka thënë Lorena duke qeshur.

Image
Image
Image
Image
Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat