Ami nuk i ‘trembet’ Ermalit, tregon kush është ai jashtë ekranit

Mediale Vip

Ami nuk i ‘trembet’ Ermalit, tregon kush është ai jashtë ekranit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:25
Ami dhe Ermali me djalin

E ftuar në ekranin nga i cili e nisi karrierën televizive, për të ndarë me publikun të rejat në lidhje me biznesin, projektet apo edhe jetën si nënë e dy fëmijëve, Amarda Toska nuk u shpëtoi pyetjeve pikante edhe për raportin me Ermalin.

Ngacmimeve të Ervinit në lidhje me bashkëshortin e saj, ajo iu përgjigj me shumë sportivitet, por edhe zbuloi disa të vërteta që publiku nuk i di për raportin e tyre, si edhe për natyrën e Ermalit jashtë ekranit.

Kështu, Ervini e pyeti nëse ndonjë ditë Ermali mund ta zëvendësojë, por Ami, pa ‘u trembur’, tha se për aq kohë sa ajo nuk e ka zëvendësuar Ermalin, pasi në fillimet e saj ka pasur shumë nga ata që i thanë “ç’ne që ishin bashkë”, as ai nuk do ta zëvendësojë.

Kureshtja e pyetjeve vazhdoi dhe më tej për “sindromën e Piter Panit” apo thënë ndryshe që Ermali është pak “i vogël” ndonjëherë, dhe ajo vazhdon kujdeset për të. Për këtë pyetje Toska është përgjigjur duke thënë:

“Po secili nga ne ka pak atë të voglin brenda vetes, gjatë gjithë jetës. Ermali e tregon më shumë seç duhet, por në fakt jashtë këtij ekrani, që është me drita dhe vezullues, është më serioz seç duhet për të gjithë ata që e njohin”.

Një tjetër pyetje të cilës Ami nuk ka nguruar t’i përgjigjet, ka qenë ajo nëse e tremb suksesi i Ermalit. “Jo, nuk më tremb, sepse ne jemi njohur në një ambient artistësh dhe kemi bërë shkolla artistike të dy dhe vazhdimësia jonë ka qenë me projekte artistike, përpos bizneseve që i kemi ndërtuar dhe projektuar së bashku.

Nuk më tremb, por nuk them që nuk ka shqetësime, nuk them që nuk ka sfida dhe pengesa që duhen kaluar, por që ne preferojmë ti themi situata interesante për tu zgjidhur dhe nga të gjitha këto kemi vetëm një të mirë. Përfundimi është gjithmonë dhe më pozitiv, pra dhe nëse ka sfida në përfundim të saj një e mirë më e madhe do të vijë”,- tha Ami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat