Paris Jackson mund të martohet së shpejti

Mediale Vip

Paris Jackson mund të martohet së shpejti

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 17:11
Paris Jackson dhe Gabriel Glenn

Paris Jackson së shpejti mund të martohet me të dashurin e saj Gabriel Glenn.

Page Six ka raportuar se vajza e Michael Jackson dhe i dashuri i saj tashmë kanë bërë plane për martesë.

“Ata nuk planifikojn që të martohen së shpejti, por kanë plane më afatgjata për këtë”, ka thënë një burim pranë çiftit.

Paris dhe Gabriel përpos të dashur janë edhe kolegë në grupin e muzikës funky “Sound Flowers”.

Duke gjykuar nga llogaritë në mediat sociale të Paris, çifti është në lidhje dashurie për 13 muaj.

Më 28 prill, ajo kishte postuar disa fotografi me ‘princin’ e saj.

“Falemnderit që më bën vajzën më të lumtur dhe më më fat në botë. Urime përvjetorin dashuri. Mezi po pres që të bëjmë sërish një udhëtim rreth Diellit”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat