Këngëtari shqiptar e pranon se është refuzuar nga femrat: Më kanë lënë

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar e pranon se është refuzuar nga femrat: Më kanë lënë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 17:29
Dren Abazi

Këngëtari i njohur, Dren Abazi, ka qenë i ftuar një ditë më parë në programin “E Diell”, ku ka rrëfyer detaje nga karriera por edhe nga jeta e tij private.

Në një moment gjatë intervistës, ai është pyetur se si ka mundësi që është ende beqar, kur sillet shumë mirë me femrat. “Ti nuk i di të gjitha”, është përgjigjur Abazi, duke pohuar më pas se është single.

Këngëtari është pytur gjithashtu nëse është ndjerë ndonjëherë i refuzuar nga femrat.

“Pse jo, më kanë lënë”, është përgjigjur Abazi, duke lënë kështu të kuptohet se kjo gjë i ka ndodhur pavarësisht pamjes së tij mjaft tërheqëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat