Jay Z bëhet reperi i parë miliarder

Mediale Vip

Jay Z bëhet reperi i parë miliarder

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 08:47
Jay Z

Jay-Z edhe zyrtarisht është është miliarderi i parë reper pas ndërtimit të një perandorie të bazuar në muzikë, prona, modë dhe investime, ka njoftuar Forbes.

Revista amerikane ka vlerësuar se pasuria e reperit tani arrin një miliardë dollarë.

Forbes thotë se burri i këngëtares Beyonce ka pasur sukses, sepse ai ndërtoi brende e nuk ofroi vetëm mbështetje për to.

Jay-Z, i lindur Shawn Carter, u rrit në një nga zonat më famëkeqe të New York City.

Ai fitoi famë në vitin 1996 me albumin e tij debutues “Reasonable Doubt”. Albumi i tij i vitit 2001, “The Blueprint”, u shtua në Regjistrin Kombëtar të Bibliotekës së Kongresit në muajin mars, sepse u vlerësua si “i rëndësishëm kulturalisht, historikisht dhe estetikisht”.

Ndër asetet e 49-vjeçarit janë:

Një katalog prej $ 75 milionë në muzikë
Aksione në brendet Armand de Brignac dhe Konjshi D’Usse, me vlerë 410 milionë dollarë në total
Aksione në Uber me vlerë rreth 70 milionë dollarë
Prona në New York dhe Los Angeles
Aksione 100 milionë dollarë në shërbimin e transmetimit të muzikës Tidal
Një koleksion arti në vlerë rreth 50 milionë dollarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat