Ciara tregon pse u nda nga ish-i fejuari

Mediale Vip

Ciara tregon pse u nda nga ish-i fejuari

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:35
Ciara dhe Future

Ciara ka folur për vendimin e vështirë që ajo e ka marrë për t’u ndarë nga ish-i fejuari i saj Future.

Këngëtarja 33 vjeçare e “Thinkin’Bout You” është ndarë nga reperi 35 vjeçari në vitin 2014 vetëm tre muaj pasi ata ishin bërë prindër të djalit Future.

Duke u kthyer prapa në kohë, Ciara ka thënë se pavarësisht frikës që ajo kishte të ishte një nënë beqare vendimi i saj ishte i duhuri sepse kështu e mundi frikën e saj më të madhe: ta jetonte kot jerën e saj.

“Unë jam rritur me të dy prindërit. Ideja e prindërve të ndarë më frikësonte. Po ashtu, unë jetoj jetën time në sytë e botës prandaj kjo përbën edhe një problem tjetër. Unë ndjehesha sikur po dështoj”, ka thënë ajo në “Red Table Talk” me Jada Pinkett Smith.

“Gjëja e vetme që unë kam frikë në jetë është ta jetoj jetën kot. Kur e kupton se koha nuk ndalon atëherë skenari më i keq është të rrrish në një situatë që nuk është e shëndetshme për ty dhe nuk do të përmirësohet me kalimin e kohës. Unë e kuptova se ishte koha që unë të merrja disa vendime më ndryshe”, ka vazhduar tutje këngëtarja e shumë hiteve.

Ciara tha se vendimi për t’i dhënë fund lidhjes së saj të dashurisë ishte diçka për të cilën ajo ishte menduar një kohë të gjatë

“Kur unë mendoja për djalin tim, unë e dija se çfarë dëshiroja të ndjej. E di dashurinë që e dua për ne. Prandaj thashë se ne do t’ia dalim së bashku”, ka thënë Ciara.

Këngëtarja e njohur ka deklaruar po ashtu se e ka parë martesën e prindërve të saj si një shembull për ta krahasuar me lidhjen e saj të dashurisë dhe nuk i kishin pëlqyer rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat