Rikthehet Ledion Liço, ky është pozicioni i tij i ri në Top Channel

Mediale Vip

Rikthehet Ledion Liço, ky është pozicioni i tij i ri në Top Channel

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:34
Ledion Liço

Prej disa kohësh ai ka qëndruar larg ekranit dhe ky është një nga ato vendime që nuk kalohet pa u vënë re!

Ndërsa, në jetën private, ai dhe bashkëshortja e tij Sara Hoxha, kanë vendosur që ta zgjerojnë familjen, me një tjetër fëmijë që pritet të vijë në jetë pas pak kohësh, duket se Ledion Liço nuk paska qëndruar tërësisht në heshtje edhe në aspektin profesional.

Pas "The Voice Kids", që ishte hera e fundit kur ne e pamë atë në skenën e "Top Channel", u përfol se prezantuesi i njohur ka marrë një periudhë pauze. Por, ai vetë asnjëherë nuk është shprehur publikisht në media apo në rrjetet sociale.

Këtë herë, roli i ri i tij në Top Channel, është i dukshëm dhe publik. Në 15-vjetorin e krijimit të platformës DigitAlb është realizuar një dokumentar interesant, nga pikënisja dhe ideimi i kësaj super platforme tek rrugëtimi 15-vjeçar për të mbërritur në stadin e suksesit që ka sot.

Dokumentari do të shfaqet në 9 qershor. Por, ajo që mund të dallojmë nga titrat është roli i Ledion Liços si Producent Ekzekutiv i këtij realizimi.

Videon promovuese e kanë publikuar në profilet e tyre zyrtare motrat Sara dhe Lori Hoxha, e nga kjo ne mësuam kështu pozicionin e ri të Ledion Liços në Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat