Alban Skënderaj krijon "Hapësirën e një ëndrre" në Prishtinë

Mediale Vip

Alban Skënderaj krijon "Hapësirën e një ëndrre" në Prishtinë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:19
Alban Skënderaj

Kantautori më i suksesshëm shqiptar në dy dekadat e fundit, Alban Skënderaj, do të mbajë më datë 19 qershor, në sallën "1 Tetori" koncertin më të madh të karrierës së tij në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve, Prishtinë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Tiranë, me tri netë të shitura në kohë rekord në Pallatin e Kongreseve, Skënderaj ndalon këtë herë në një tjetër stacion shumë të dashur për të, siç është Prishtina.

I shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës, Skënderaj premton të sjellë një mbrëmje fantastike me muzikë të mirë. Janë me dhjetëra hitet e tij, që kanë çuar peshë zemrat e publikut sa herë i ka kënduar dhe njësoj do të ndodhë edhe këtë herë. Biletat e koncertit kanë dalë tashmë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t'i gjejnë në pikën e shitjes në sallën “1 Tetori”, Prishtinë, online nga kudo ju jeni ne WWW.PENTAGRAMI.AL si dhe në të gjitha pikat Moneta - Moneygram në Kosovë, Rave Travel në Kosovë dhe në të gjitha pikat EasyPay në Shqipëri. Mos e mendoni dy herë, Albani nuk duhet humbur!BS

www.pentagrami.al

Këtu do të mund të gjeni informacion mbi koncertet dhe eventet muzikore më të fundit nga vendi dhe jashtë, përshtatur kërkesave tuaja dhe koherente me botën. Këto evente do t’jua sjellim me profesionalizëm, agjendë të pasur, duke mos harruar ndërthurjen me teknologjinë më të fundi...

pentagrami.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat