Bebe Rexha pozon pranë modeles seksi, ja komenti i këngëtares që i mbijetoi mbidozës së heroinës

Mediale Vip

Bebe Rexha pozon pranë modeles seksi, ja komenti i këngëtares që i mbijetoi mbidozës së heroinës

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:53
Bebe Rexha

Bebe Rexha pushtoi titujt e faqeve rozë me pozën pranë modeles me forma të bëshme, Ashley Graham. 

Këngëtarja shqiptare i shfaqi hapur dashurinë duke shtuar se ajo është një inspirim për të. Ashley njihet si modelja që theu të gjitha rregullat dhe guxoi të dilte hapur me linjat e saj trupore.

Ndërkohë, në imazhin e tyre ka komentuar këngëtarja Demi Lovato duke i komplimentuar si: "Mbretëreshat e mia".

Demi ka disa kohë që po shijon jetën e qetë pasi ka përfunduar terapinë për mbidozën e heroinës që mori para një viti, e cila gati i mori jetën. Ajo dhe Bebe Rexha flitet prej kohësh se kanë bërë një këngë bashkë, por ende nuk është publikuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat