Jeoy ndahet nga gruaja pas 15 vjetësh martesë

Mediale Vip

Jeoy ndahet nga gruaja pas 15 vjetësh martesë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 00:44
Joey Fatone dhe gruaja e tij Kelly Baldwin

Joey Fatone dhe gruaja e tij Kelly Baldwin janë duke i ndarë rrugët.

Ylli i grupit muzikor “NSYNC” dhe bashkëshortja e tij prej 15-vjetësh janë duke shkuar drejt divorcit, shkruan Us Weekly.

“Në një pikë isha i martuar, ndërkaq tani jam i ndarë, duke kaluar nëpër divorc”, deklaroi ai për revistën gjatë pjesëmarrjes në Critics’ Choice Real TV Awards.

Këngëtari momentalisht është në lidhej dashurie me Izabel Araujo. Ata janë së bashku që nga tetori i vitit 2014 dhe gjithashtu ishin pjesëmarrës së bashku në këtë event.

Joey e paraqiti kërkesën për divorc më 13 maj. Çifti u martua në shtator të vitit 2004 pasi ishin në lidhje për 10 vjet. Ata u përballën me spekulime për divorc në gusht të vitit 2013, të cilat Joey i kishte hedhur poshtë në atë kohë.

Ata kanë dy vajza së bashku, 18-vjeçaren Briana dhe nëntëvjeçaren Kloey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat