Një muaj pas ndarjes nga modelja, këngëtari i njohur ngre dyshimet për një tjetër lidhje

Mediale Vip

Një muaj pas ndarjes nga modelja, këngëtari i njohur ngre dyshimet për një tjetër lidhje

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 06:52
Duckie Thot dhe Liam Payne

Liam Payne ka qenë një ndër personazhet më të diskutuar kohët e fundit për jetën e tij private.

Këngëtari i njohur pak muaj më parë u përfol për një lidhje me modelen e famshme Naomi Campbell.

Miqtë e tyre të afërm e kishin konfirmuar lidhjen, por ata të dy nuk e pohuan asnjëherë.

Image

Në fakt pa e bërë ende publike historinë e tyre të dashurisë, lidhja mes Naomi dhe Liam mori fund gjatë muajit prill. Ndërkohë së fundmi ish-pjesëtari i grupit “One Direction” ka ngritur dyshimet se mund të ketë nisur një marrëdhënie të re.

Supermodelja Duckie Thot ka publikuar në rrjetet e saj sociale një fotografi në të cilën shihej duke mbajtur dorën me Liam.

Nga fotografia ishte shumë qartë se dora ishte e këngëtarit, megjithatë as ata nuk e mbajtën të fshehtë këtë gjë, sepse Duckie e përmendi në foto emrin e Liam.

Pas publikimit të këtij imazhi menjëherë shpërthyen komentet nga ana e fansave të tyre në rrjete sociale, të cilët u çuditën nga kjo lidhje e papritur mes të dyve. Në fakt nuk dihet ende nëse është një lidhje apo miqësi, por ndoshta kjo gjë do të zbulohet në vijim. Kujtojmë se Liam më herët i dha fund një tjetër lidhje me ish të dashurën Cheryl, me të cilën ka dhe një djalë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat