Tayna shuan dyshimet e atyre që mendojnë se ka kryer ndërhyrje në trup

Mediale Vip

Tayna shuan dyshimet e atyre që mendojnë se ka kryer ndërhyrje në trup

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 06:56
Tayna

Tayna ka vetëm një vit që është bërë pjesë e industrisë së muzikës, e megjithatë ka arritur të fitojë simpatinë e publikut dhe të prekë majat e suksesit.

Artistja është shfaqur që nga dalja e saj e parë në top formë, por shpesh ka rënë pre e akuzave se çdo foto e saj në rrjete sociale është e rregulluar me ‘photoshop’.

Siç duket Tayna-s nuk i pëlqejnë aspak të tilla komente, ndaj ka vendosur që të gjithëve t’ju shuaj dyshimet për ndërhyrjet në trup me një video të vetme.

Image

Reperja ka publikuar në ‘Instastory’ një video nga palestra dhe gjatë kohës që pozon para pasqyrës dallohen qartë format e saj perfekte trupore.

Bashkangjitur videos Tayna ka shkruar: “As injektime, as editim. Bëja qejfin vetes sa të duash”.

Në këtë mënyrë ajo ka dashur te tregojë se është e njëjta si në rrjete sociale dhe përtej tyre dhe se pasqyra nxjerr në pah gjithçka do apo nuk do ajo, ose të tjerët. Kujtojmë se këngëtarja së fundmi ka publikuar këngën “Kce” dhe para pak ditësh festoi 1-vjetorin e këngës së “Columbiana” nga e cila nisi karriera e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat