Familja Beckham ka nisur pushimet në Miami, zbulohen pamjet nga shtëpia ku po qëndrojnë

Mediale Vip

Familja Beckham ka nisur pushimet në Miami, zbulohen pamjet nga shtëpia ku po qëndrojnë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 07:01
Familja Beckham

Familja Beckham ka nisur pushimet në Miami dhe mediat kanë arritur të zbulojnë vendodhjen e tyre.

Ata po qëndrojnë në shtëpinë e Marc Anthony që ka vlerë 20 milionë dollarë dhe ka pamje nga deti, e cila është blerë nga këngëtari në kohën kur ishte i martuar me JLO.

Kjo shtëpi ka plot 12 dhoma gjumi dhe një pishinë të madhe, jo më kot është zgjedhur nga familja e famshme.

Image

David dhe Victoria të shoqëruar nga fëmijët e tyre gjetën këtë mënyrë për t’u aratisur pas një periudhe të ngjeshur me angazhime dhe punë.

Për të kuptuar më shumë nga koha e mrekullueshme që kanë kaluar familja Beckahm në Miami mjafton të hidhni një sy në fotot e pronës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat