‘Nënshkruaj divorcin ose e pëson keq’: Brad Pitt i jep ultimatum ish gruas Angelina Jolie

Mediale Vip

‘Nënshkruaj divorcin ose e pëson keq’: Brad Pitt i jep ultimatum ish gruas Angelina Jolie

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:27
Brad Pitt, Angelina Jolie

Brad Pitt ka vendosur që çështjet me ish-gruan e tij Angelina Jolie ti zgjidhë ‘ashpër’, shkruan Mirror.

Ai thuhet se ka lëshuar një ultimatum për ish gruan Angelina Jolie, tre vjet pas paraqitjes për divorc.

Aktori 55 vjeçar i Hollivudit ka marë një qëndrim të prerë me Angelinën, pasi ka frikë se divorci mund të vazhdojë të zvarritet.

Është raportuar se skuadra ligjore e Bradit do të fillojë të ushtrojë presion ndaj Angelina-s pasi ata besojnë se po zvarritet në nënshkrimin e letrave të divorcit.

Një burim i ‘The Sun’ ka thënë se: “Pavarësisht se Brad Pitt është treguar tejet i durueshëm gjatë këtij procesi, tashmë ai ka humbur durimin.
Burimi zbuloi se Bradi është i lodhur nga ish gruaja pasi ajo është parë duke lëvizur dhe duke ‘u zhdukur’ muaj pas muaji për ti ikur divorcit të tyre.

Pitt dyshohet se mendon se është ‘bërë një lojë’ nga Angelina.

Është raportuar më parë se Angelina ka ‘vonuar procesin’ me shpresën se Brad mund të bëjë një kthesë në procedura. 

Një gjykatë i mbylli këto shpresa edhe pse kur u lëshua një gjykim i dyfishtë, që do të thotë që pala u bë ‘ligjërisht e vetme’ përpara se të finalizohet divorci i tyre.

Brad duket se ka ardhur në fund të durimit të tij pasi ka shpenzuar vitet e kaluara, dy vjet e gjysmë që kanë të bëjnë me mbarimin e martesës së tij dhe dëshiron të “mos ketë divorc mbi kokën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat