Zyrtarisht të ndarë! Irina Shayk fotografohet me valixhe duke u larguar nga shtëpia

Mediale Vip

Zyrtarisht të ndarë! Irina Shayk fotografohet me valixhe duke u larguar nga shtëpia

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:14
Irina Shayk

Mesa duket ka marrë fund gjithçka! Supermodelja Irina Shayk dhe partneri i saj, aktori Bradley Cooper kanë vendosur të ndahen pas romancës 4 vjeçare.

44-vjeçari i nominuar për çmim Oscar dhe supermodelja 33-vjeçare nisën të dilnin bashkë në 2015-ën dhe mirëpritën në jetë vajzën e tyre të vetme Lea De Seine në mars të 2017-ës.

Çifti i njohur kanë vendosur zyrtarisht t’i japin fund lidhjes së tyre dhe janë duke u munduar të ndajnë kujdestarinë e vajzës në mënyrë miqësore dhe pa drama.

Lajmi vjen pak orë pasi Irina u fotografua duke mbajtur një valixhe në duar duke dalë nga shtëpia, teksa i drejtohej makinës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat