Ish-gruaja e Robert De Niros pretendon t'ia marrë atij gjysmën e pasurisë 500 milionë dollarëshe.
Robert De Niro mori një goditje nga gjykata të enjten, kur avokatët e ish-gruas së tij kërkuan gjysmën e pasurisë 500 milionë dollarëshe, pavarësisht marrëveshjes me të cilën asaj i takonte një banesë me vlerë 6 milionë dollarë, 500 mijë para të gatshme dhe një milion dollarë për shpenzime tjera.
Vlera të cilën po kërkon ish-bashkëshortja e De Niros, u bë e ditur të enjten në Gjykatën Supreme të Manhatanit, ku po vazhdonin procesin e divorcit.
Çifti ishin martuar për herë të parë në vitin 1997 dhe u divorsuan më 1999, por u rimartuan më 2004.
De Niro pretendon se marrëveshja mes tyre vendos kufizimet për divorc, por pala tjetër këmbëngul në marrjen e gjysmës së pasuris së yllit të “Goodfellas”.
Pjesa më e madhe e asaj pasurie gjysmë miliardë dollarëshe vjen nga filmat e tij dhe aksionet fitimprurëse në zinxhirin Nobu të sushit.
De Niro u nda për herë të dytë nga Hightowe në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa kërkesën për divorc e paraqiti një muaj më vonë.