Aktorja e njohur drejt politikës, thotë se dëshiron të bëhet kryeministre

Mediale Vip

Aktorja e njohur drejt politikës, thotë se dëshiron të bëhet kryeministre

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:32
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

“Do të doja të kandidoja për kryeministre të Indisë, ndërsa Nick të garojë për president”, ka deklaruar, duke menduar në bashkëshortin e saj të ri, këngëtarin Nick Jonas.

Aktorja Priyanka Chopra në intervistën e re për gazetën “Sunday Times” haptazi ka folur për abuzimet raciste, miqësinë me Meghan Markle, por edhe për dëshirën e saj që të futet në botën e politikës në Indi.

“Do të doja të kandidoja për kryeministre të Indisë, ndërsa Nick të garojë për president”, ka deklaruar, duke menduar në bashkëshortin e saj të ri, këngëtarin Nick Jonas dhe ka vazhduar:

“Nuk më pëlqen asgjë që lidhet me politikën, por e di se të dytë duam ndryshime. Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Chopra. Duke folur për miqësinë e saj me dukeshën Meghan Markle, aktorja ka thënë se ish-aktorja ka mbetur i njëjti person siç e ka takuar edhe vite më parë. Chopra dhe Meghan njihen prejse dukesha e tanishme kishte filluar romancën me Princin Harry. Thotë se e ka pasur të vështirë të jetë dëshmitare e kritikave që Meghan ka përjetuar prejse është bërë anëtare e re e familjes mbretërore britanike.

E pyetur nëse kritikat e tilla të publikut mund të konsiderohen abuzime raciste, Chopra është përgjigjur:

“Natyrisht se lidhet me racizëm. Mirëpo bukuria e Meghanit qëndron në atë se ka mbetur po e njëjta siç ka qenë, pavarësisht këtyre. Unë e njoh shumë moti dhe ajo është po e njëjta”, ka deklaruar Chopra.

Aktorja mendon se Meghan sot me mençuri e shfrytëzon pozitën që ka për të folur për problemet që ka pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat