Publikohet projekti “Jeta ime” nga Greta Koçi dhe Dani 

Mediale Vip

Publikohet projekti “Jeta ime” nga Greta Koçi dhe Dani 

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:02
Greta Koçi

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Greta Koçi sapo publikoi bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur kosovar, Ramadan Krasniqi-Danin. Kënga e dyshes titullohet “Jeta ime”, e cila është realizuar me videoklip.

Muzikën e këngës “Jeta ime” e ka bërë Jimmy, tekstin e ka shkruar Koçi.

Ndërsa, për videoklipin është përkujdesur BlackFish Entertainment. Greta përmes një postimi uroi që kënga të pëlqehet. “Sapo doli “Jeta ime” ft Dani  Uroj tju pelqej dhe tju shoqeroj keto muaj vere”, shkroi Greta në instagram.

Projekti paraprak i këngëtares Greta Koçi është e “E kuqe”, që është publikuar më 13 mars dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube. 
Ndërsa, kënga paraprake e Danit është “Loçka jem”, e publikuar më 2 qershor, në kuadër të produksionit “Labia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat