Moderatorja shqiptare flet për jetën në fshat: Ishte një tmerr i vërtetë, milja lopën

Mediale Vip

Moderatorja shqiptare flet për jetën në fshat: Ishte një tmerr i vërtetë, milja lopën

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:12
Dojna Mema

Dojna Mema është një nga moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar, e cila ka vite që është pjesë e ekranit shqiptar.

Së fundmi, bukuroshja ka qenë e ftuar në emision tek Rudina Magjistari ku dhe ka folur për fëmijërinë e saj.

Dojna zbuloi se kur ka jetuar në fshat ka mjelë dhe lopën, gjithashtu dhe se di të kalërojë dhe të ujisë kopshtin, por për Dojnën ishte një tmerr i vërtetë në fillim, por që më pas e dëshironte atë gjë.

“Në Gosnisht jeton prej vitesh motra e gjyshes time dhe prindërit e mi menduan që mua dhe motrën të na çonin në fshat për tre muajt e verës që ne të ushqeheshim bio, të mësoheshim me jetën e fshatit dhe të vlerësonim gjërat e thjeshta. Unë di të mjel lopën njerëz, jam gocë për shtëpi. Viti i parë për mua ishte një tmerr i vërtetë fshati sepse doja patatina. Vitet e tjera doja vetë të shkoja në fshat, jam rikthyer sërish në moshën 19-vjeçare për dy javë dhe më mungon shumë. Unë atje mësova të mjel lopën, të kalëroj, të ujis kopshtin, tamam jetën e thjeshtë. Kur isha e vogël na sollën një gjel deti për Vitin e Ri dhe unë sapo mora vesh që do të ndodhte një gjë e tillë, mora gjelin, i vura emrin dhe e futa në dollapin e rrobave dhe për 6-7 orë nuk e gjeti njeri gjelin”- është shprehur Dojna në emisionin “Pasdite me Rudinën”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat