Aida Doci publikoi projektin e radhës

Mediale Vip

Aida Doci publikoi projektin e radhës

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:44
Aida Doci

Këngëtarja e njohur, Aida Doci ka publikuar projektin  e radhës.

Aida dje ka publikuar këngën “Un s’muj mej thane”, të cilës i ka realizuar edhe videoklipin. 

Tekstin dhe muzikën e këngës së re të Aidës i ka bërë këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi. Për orkestrimin e “Un s’muj mej thane” është përkujdesur Wirusi, ndërsa videoklipi është realizuar nga Urbangraphics.

Këngëtarja 23 vjeçare përmes një postimi në instagram ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në realizimin e projektit. “Sapo doli kenga e re shpresoj ta pelqeni. Faleminderit nga zemra te gjithe juve qe u perkujdeset per kete projekt”, ka shkruar këngëtarja në instagram, ku numëron 134 mijë ndjekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat