Vajza e Nystret Muçiqit përfundoi semimaturën, publikoi pamje të bukura

Mediale Vip

Vajza e Nystret Muçiqit përfundoi semimaturën, publikoi pamje të bukura

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:51
Familja Muçiqi

Këngëtari këndoi në semimaturën e vajzës Tashmë që është koha e semimaturave dhe maturave, nxënësit i kushtojnë rëndësi mënyrës së veshjes për atë natë.

Si semimatura ashtu edhe matura janë tejet të veçanta për nxënësit, pasiqë pas tyre do të fillojë një kapitull tjetër jetësor. Këto ditë semimaturën e pati edhe vajza e vogël këngëtarëve të mirënjohur të muzikës popullore, Nystret Muçiqit dhe Merita Spahiu-Muçiqit.

Pamje nga semimatura e saj publikoi vajza e këngëtarëve, Enea. Nga imazhet e hedhura në instagram, Enea publikoi pak më parë edhe një imazh të bukur, në të cilin shihet pranë babait, i cili këndoi në semimaturën e vajzës së vogël. Me flokë të lëshuara dhe e veshur me fustan të zi, Enea duket se shkëlqeu në mbrëmjen e semi-maturës. 

Këngëtarët e mirënjohur, Nystret Muçiqi dhe Merita Spahiu-Muçiqi janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë tre fëmijë, Albatritin, Albionën dhe Enean.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat