‘Rio’ e Ledrit një super hit veror, publiku e këndon bashkë me të!

Mediale Vip

‘Rio’ e Ledrit një super hit veror, publiku e këndon bashkë me të!

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:10
Ledri Vula

Ledri Vula çdo herë arrin ti befasoj adhuruesit e tij të shumtë duke mos i zhgënjyer me projekte të një pas njëshme që sjell e të cilat me tu publikuar shëndërrohen në hite.

Ditë më parë reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm, ka lansuar këngën e re ‘Rio’ e cila ka një ritëm veror dhe u kompletua me një videoklip tejet të veçantë, plotë ngjyra e adrenalinë.

‘Rio’ tashmë ka kaluar shifrën e mbi një milion shikimeve në kanalin ‘Youtube’ dhe nuk ka dyshime që është një hit veror që do të na shoqëroj në secilin ambient të këtij sezoni.  E që është kështu u dëshmua edhe në një video të publikuar në ‘Instagram’ nga vet reperi.

Ledri ishte prezent në një mbrëmje muzikore ku krahas hiteve të tij ndër vite, ai performoj edhe këngën e re të cilën publiku tashmë e këndonte një zëri me të.

Sukseseve të Ledrit iu shtua edhe një superhit tjetër, ndërsa adhuruesve të tij një verë argëtuese nën ritmet e këngës ‘Rio’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

deri ta vjedhi zemren nuk e din ça o krimi.. #RIO ??

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Vlen të cekët se pjesë e videoklipit ‘Rio’ ishte modelja e njohur shqiptare por që vepron në Amerikë, Lorena Haliti e cila ia shtoj dhe më shumë hijeshinë klipit teksa dukej atraktive dhe plotë sharmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat