Blero konfirmon datën e lansimit të albumit

Mediale Vip

Blero konfirmon datën e lansimit të albumit

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:14
Blero

Blero ka paralajmëruar albumin e ri me një interpretim të veçantë vizual.

Ka muaj që skenës muzikore i ka munguar emri i Blero-s, mirëpo këngëtari bëri të ditur se me 30 qershor të këtij viti do të vije më një album special.

Këngëtari përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, njoftoi se albumi do titullohet ‘6 copë jetë’ dhe do ti përmbajë gjashtë projekte që do interpretohen në formë seriali.

‘Ska jetë’ titullohet kënga e fundit e Bleros që ishte në bashkëpunim me Teuta Selimin dhe ka numëruar më shumë se tre milion klikime në Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat