Bradley Cooper dhe Irina Shayk, thuhet se jetonin të ndarë edhe para ndarjes së tyre.
Aktori 44 vjeçar dhe modelja 33 vjeçare i dhanë fund lidhjes së tyre, pas katër vjet bashkë.
“Irina nuk është e fokusuar në famë – ajo thjesht dëshiron të mbrojë familjen e saj. Bradley është gjithë kohës në punë dhe po përpiqet të përfitojë nga çdo mundësi në karrierë”, tha një burim për People.
“Kanë kaluar shumë kohë larg njëri-tjetrit. Ata jetonin të ndarë. Nëse ai ishte në L.A ajo ishte jashtë qytetit”, vazhdoi më tej burimi.
As Bradley Cooper as përfaqësuesit e Irina Shayk nuk kanë komentuar mbi ndarjen.