Nora Istrefi reagon pas lajmeve për ndarje nga Roberti

Mediale Vip

Nora Istrefi reagon pas lajmeve për ndarje nga Roberti

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:51
Nora Istrefi

Ata janë padyshim një nga çiftet më simpatikë të showbizit dhe shumë të komentuar në media e rrjete sociale ku çdo e re nga jeta e tyre përbën interes.

Bëhet fjalë për Nora Istrefin dhe Robert Berishën të cilët janë përfolur shpesh herë për ndarje. Pikërisht lidhur me këto lajme e pyeti edhe drejtuesi i “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi këngëtaren, e cila ishte një prej të ftuarave të mbrëmjes së sotme në emision.

Nora tha se ata vazhdojnë të jenë çift pavarësisht se siç u shpreh ajo lidhjet dhe martesat e gjata kanë ulje-ngritjet e veta.

Ermal Mamaqi: Çfarë kanë mediat që një herë në dy javë thonë për ju që jeni ndarë. A jeni mirë, a duheni.

Nora Istrefi: Mirë jemi, Roberti është mirë, si fizikisht, profesionalisht dhe shpirtërisht.

Ermal Mamaqi: Po çfarë kanë pra…

Nora Istrefi: Unë i respektoj ata që shkruajnë, por të them të drejtën një martesë apo një lidhje e gjatë patjetër që ka uljet dhe ngritjet e veta. Ne kemi 14 vite bashkë dhe as lidhja jonë nuk ka mundur të jetë imune ndaj këtyre lëvizjeve, por vazhdojmë të jemi prindër dhe bashkëshortë. Të ardhmen askush nuk mund ta parashikojë dhe nuk mundem as unë.

Ermal Mamaqi: Kush nga ju të dy e bën zap tjetrin?

Nora Istrefi: Unë nuk jam grua që e bëj zap burrin, por mendoj se as gruaja as burri nuk duhen të bëjnë zap njëri-tjetrin por duhet një balancë dhe korrektësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat