Idris Elba dhe bashkëshortja, të pandashëm

Mediale Vip

Idris Elba dhe bashkëshortja, të pandashëm

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:58
Idris Elba dhe Sabrina Dhowre

Idris Elba (46) dhe Sabrina Dhowre (30) pozuan për kopertinën e “Vogue” me tematikë martesore dhe i postuan fotot nga martesa e bukur marokene, e cila u bë në prill të këtij viti. Idris tha se ata ishin aq të dashuruar saqë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri që nga dita që u takuan.

“Tekstualisht jemi të pandashëm qëkur u takuam. Jemi të pandashëm”, - tha Elba për edicionin e korrikut të “Vogue”.

Çifti u takua në vitin 2017 në setin e filmit 'The Mountain Between Us'. Aktori britanik dhe ish-modelistja u panë në qilim të kuq në shtator të vitit të kaluar, ndërsa kjo ishte hera e parë që u shfaqën në publik së bashku dhe e konfirmuan lidhjen.

Elba i propozoi Sabrinas në shkurt të vitit 2018, pas premierës së filmit "Yardie ', pastaj u martuan në Marrakesh në një ceremoni treditore në hotelin “Ksar Char Bagh”. Sabrina në martesë i kishte dy fustane të Vera Wang, ndërsa aktori kostum të zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat