Aktori: Si reagon bashkëshortja me skenat në dhomën e gjumit të “Duplex”

Mediale Vip

Aktori: Si reagon bashkëshortja me skenat në dhomën e gjumit të “Duplex”

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:21
Visjan Ukcenaj me gruan e tij

Me famën e “Laçianit” në “Apartamenti 2 XL”, Visjan Ukcenaj tashmë hyn nën lëkurën e personazheve të ndryshëm në “Duplex”, ashtu siç dinë ta bëjnë mirë aktorët e vërtetë. Por duket se pasionet e tij janë të shumtë po ashtu si dhe karakteret skenike.

Pas klipit që i dedikoi të birit që i dha kënaqësinë e të qenurit baba, ai po përgatitet për emisionin “Makina e Ëndrrave”, ndërkohë që nuk është çudi që ta shohim si konkurrent në “Kënga Magjike”. Për lojën plot improvizime me aktorët e “Duplex”, familjen e lumtur dhe pasionet e reja, Visjani flet në një intervistë për “Panorama Plus”.

“Duplex” është shtëpia jote e dytë, po kësaj here para kamerave. Do e ndërroje jetën e larmishme që bën aty me atë të qetë, në shtëpinë, ku ti, partnerja dhe djali keni krijuar familjen tradicionale?

Image

Jeta ime është familja. Aktrimi dhe “Duplex” janë pjesë e jetës sime. Pra, këto janë ngjyrat që përbëjnë jetën time.

“Duplex” duket si një “reality show” mes shokësh që nuk ndalin në improvizime. Si e ndërtoni këtë lojë bazuar mbi realitetin, secili batutat e veta apo të gjithë bashkë?

Ne bashkëpunojmë me njëri-tjetrin pasi jemi shokë. Ne hedhim ide dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në bazë të karakteristikave aktoriale që ka secili.

Të godisni fenomene sociale apo realitetin politik në vend është në qëllimet tuaja primare?

Të godasësh fenomene, probleme sociale apo politike është fokusi ynë primar. Ne ironizojmë probleme të përditshme, duke i sjellë me humor në mënyrë të rafinuar dhe groteske ndonjëherë. Lum kush ka intelektin jo thjesht për të qeshur, por dhe për të reflektuar mbi to!

Image

Nuk mungojnë dhe skenat tuaja në dhomën e gjumit. Ka situata që i vendosni në filtër për shkak të përmbajtjes “hot”?

Jo ne nuk e kalojmë cakun sepse kemi një publik në skenë që na ndjek dhe paguan biletat çdo javë për t’u argëtuar.

Shumë numra humori ndërtohen mbi flirtet apo lidhjet me vajzat e “Dublex”. Ka ndodhur që bashkëshortja jote ta ka ndaluar afrimitetin skenik me njërën apo tjetrën?

Jo, ajo nuk ndikohet aspak nga kjo gjë. Përveç kësaj, ne nuk ekzagjerojmë me bashkëveprimin skenik.

Image

Transformimi nga një personazh në tjetrin është i lodhshëm për ty dhe te cili karakter je ndjerë më pranë vetes?

Transformimi është i bukur dhe i lodhshëm, por gjithmonë një mrekulli kur personazhi që bën pëlqehet. Kjo është e bukura e personazheve sepse të jep mundësinë të krijosh e të vesh profesionin në funksion. Të jep mundësinë të tregosh që personazhi që bën është shumë larg teje, prandaj dhe është diçka që e bëjnë vetëm aktorët e mirë (me mungesë totale modestie) (qesh).

Me ardhjen në jetë të djalit, ti bëre atë që shumë pak artistë e bëjnë, një klip me familjen për t’i shprehur dashurinë e babait për birin e tij. Do të vazhdojmë të shohim copëza të familjes sënde, edhe në vazhdim pas klipit “S’ka si ti”?

Unë bëra një dedikim për tim bir, një dhuratë që ta ketë gjithmonë. Familja ime sigurisht që do të jetë në një formë apo një tjetër pjesë e jetës sime artistike dhe jo vetëm.

Je prezantuar në muzikë me emrin Vukman. U fol se do të marrësh pjesë edhe te “Kënga Magjike”, pra, ke plan ta kthesh të kënduarin në profesionin e parë për të fituar para?

Muzika nuk është profesion i imi, është pasion i imi. Do marr pjesë vetëm nëse bëj diçka që vlen, sipas këndvështrimit tim!

Një aktor që promovon familjen e lumtur. Sa e mundur është që shpirti i lirë i një artisti t’i qëndrojë besnike një gruaje të vetme?

Të jesh një artist i lirë dhe i pavarur s’ka asnjë lloj lidhje me të qenurit një prind dhe bashkëshort i përkushtuar e besnik. Familja është e shenjtë, arti nuk e cenon familjen, përkundrazi.

Sa i përket profesionit, ke menduar ndonjëherë të dalësh nga kornizat e showt, pra, të bësh emisionin tënd, dhe si mund të jetë?

Jam duke bërë një emision që titullohet “Makina e Ëndrrave”. Jo në televizion, por në “Youtube”. Jam duke bashkëpunuar me koncesionarët më të fuqishëm në Shqipëri si; Tendence 3 A, Porsche Albania, Grand Auto Albania etj., për të bërë rieview modelet e reja të makinave të 2019-s.

Cilat janë urdhëresat e tua për t’u pasuruar dhe për një jetë të qetë në Shqipëri?

Të jesh i drejtë dhe punëtor. Të nuhasësh talentin tënd dhe të mos ndalosh kurrë së provuari pasione të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat