Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptar.
Ai së fundmi lansoi projektin e ri “Hajt Hajt”, një nga këngët më të dëgjuara të momentit që u bë hit brenda ditës.
Kjo dëshmohet edhe me numrin e klikimeve, pasi që për dy ditë ka arritur të dëgjohet vetëm në kanalin Youtube mbi dy milionë herë.
Kjo gjë e ka lumturuar tej mase edhe vet Butrintin, pasi që ai ka postuar një fotografi ku duket i lumtur teksa ka shkruar: 2 milion per 2 dite, qysh mos me kesh?