Hugh Grant tregon pse vendosi të mos luante më në komedi romantike: Jam plakur dhe jam shëmtuar

Mediale Vip

Hugh Grant tregon pse vendosi të mos luante më në komedi romantike: Jam plakur dhe jam shëmtuar

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 17:40
Hugh Grant

Aktori Hugh Grant para disa muajsh ka thënë se nuk do të shfaqet më në komedi romantike, ndërsa tash e ka bërë të ditur arsyen.

Ai ka pranuar se për shkak të shumë roleve filmike që i ka realizuar gjatë karrierës, ka pasur komplekse të ndryshme në personalitetin e tij. 58-vjeçari thotë se tashmë është plakur dhe nuk duket bukur për të luajtur role të tilla, prandaj është tërhequr nga ai zhanër.

“Jam shumë i moshuar, i shëmtuar dhe i trashë që të pranoj role të tilla dhe për këtë arsye tash bëj gjëra të tjera”, ka deklaruar Grant.

Aktori ka thënë se për shkak të ngjashmërisë së roleve që i ka realizuar, ishte ndier sikur është i mbyllur në një kuti, por ka shtuar duke qeshur se nuk mund të ankohet për paratë që i ka fituar nga ato role.

“Jam paguar shumë mirë dhe isha shumë i lumtur për këtë. Shumicën e atyre komedive romantike mund t’i shikoj, një ose dy më duken shokuese, por kryesisht mund t’i shikoj dhe njerëzit i duan.

“Ndërsa unë besoj se detyra kryesore aktorëve është që t’ia argëtojmë të tjerët”, ka theksuar ai duke shtuar se i pëlqen që në të ardhmen ta provojë veten në zhanre të tjera.

Në karrierën e tij të gjatë, Grant ka luajtur në 15 komedi romantike, ndërsa ndër më të popullarizuarat janë “Four Weddings and a Funeral”, “Notting Hill” e “Love Actually”. Ndërsa për herë të fundit në një film të këtij zhanri ka luajtur në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat