Bota e artit në Turqi në zi! Bihter humb njeriun e dashur

Mediale Vip

Bota e artit në Turqi në zi! Bihter humb njeriun e dashur

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:48

Beren Saat, aktorja e njohur turke për rolin e saj si Bihter të seriali “Dashuri e ndaluar”, ka humbur mikun e saj të ngushtë fotografin Aykut Comert.

Fotografi i njohur u largua nga jeta pasi nuk mundi t’i mbijetonte kancerit. Aktorja është parë duke shpërthyer në lot gjatë ceremonisë mortore, ndërkohë që në krah kishte bashkëshortin.

Ajo i ka dedikuar dhe një postim në rrjetet siciale .

“Është shumë e vështirë të gjesh dikë që ndez një dritë për ty në kohë të vështira”, shkruan Saat, në mesazhin e saj të ndjerë për 38-vjeçarin.

“Është pothuajse e pamundur që të gjesh dikë që të qëndrojë krah teje në heshtje kur arratisesh drejt errësirës, e madje të të bëjë që në atë gjendje të qeshesh më të madhe. Mallëngjimi për ty nuk do të përfundojë kurrë shok i dashur. Vallëzo me yjet edhe për mua”, shkruan Saat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat