Çfarë s’u tha për romancën me Jonida Vokshin, DJ Sardi habit me deklaratën e tij

Mediale Vip

Çfarë s’u tha për romancën me Jonida Vokshin, DJ Sardi habit me deklaratën e tij

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 07:20
Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi

Së fundmi Dj më në zë në kryeqytet Sardi u përfol se është në një lidhje me një moderatore dhe bëhet fjalë për Jonida Vokshin.

Lajmi u përhap shumë më media, por ata se pranuan, ndërsa Jonida para pak javësh bëri publike lidhjen e saj me aktorin Besnik Krapi.

Sardi ka folur së fundmi me Dojna Memën mbi karrierën e tij, por edhe jetën private. Ndalur te kjo e fundit, Sardi është pyetur për një temë shumë të komentuar, pikërisht këtë të lidhjes me Jonidën dhe ai u përgjigj me shumë respekt.

“Nuk vlen të merremi me të kaluarën. Është më mirë të ecim përpara, të mos shohim mbrapa. Është mos respekt ndaj vetes dhe të tjerëve që na rrethojnë. Unë jetoj me të tashmen”, ka thënë ai.

I pyetur nëse e ka uruar Jonidën pas lajmi të martesës, Sardi është treguar mëse i sinqertë.

“Të them të drejtën nuk e kam uruar akoma, por e urojmë tani bashkë po të duash. Jetë të lumtur për këtë nismë të re që po merr në jetën e saj dhe kaq të rëndësishme.”

Vetëm pak kohë më parë, Jonida zbuloi se shumë shpejt ajo do të kurorëzojë në martesë, dashurinë e saj me aktorin nga Kosova Besnik Krapi. “A do të shkonte Sardi në dasmën e tyre nëse do t’i vinte një ftesë?”, pyetje kjo së cilës ai iu përgjigj me shumë sportivitet.

Si DJ nuk di të luaj në dasma. Si ftesë normale, pse jo. Bukur do ishte”, ka përfunduar ai duke qeshur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat