Angelina Jolie vizitë refugjatëve në Kolumbi

Mediale Vip

Angelina Jolie vizitë refugjatëve në Kolumbi

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:51
Angelina Jolie

Angelina Jolie i ka vizituar refugjatët në Kolumbi.

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, edhe njëherë e ka treguar shpirtin e saj bamirës.

Ajo këtë herë zgjodhi t’i vizitoj refugjatët në Kolumbi dhe nga atje tashmë po qarkullojnë edhe fotografi të ndryshme.

Ylli i Hollywoodit i ka vizituar refugjatët, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në kufirin kolumbiano-venezuelas dhe ka folur me komunitetin ndërkombëtar në emër të tyre.

“Mbi të gjitha, ne ramë dakord për nevojën urgjente të bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë më shumë mbështetje Kolumbisë, Perusë dhe Ekuadorit të cilët kanë barrën e kësaj krize. Pra, unë shpresoj dhe jam optimiste për aftësinë e Kolumbisë për t’i përballuar këto sfida dhe për të dalë edhe më e fortë”, është shprehur Jolie e cila shtoi se do të vazhdoj të merret tutje me bamirësi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat