Rihanna guxon të flasë për herë të parë hapur për lidhjen e saj dhe planet për martesë

Mediale Vip

Rihanna guxon të flasë për herë të parë hapur për lidhjen e saj dhe planet për martesë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 00:07
Rihanna dhe Hassan Jameel

Rihanna është ndër personazhet e njohur që ka dhënë më pak intervista për jetën e saj private. Megjithatë së fundmi ajo ka dalë jashtë kornizave dhe ka folur hapur për dashurinë e jetës dhe planet për martesë.

Në një intervistë për revistën “Interview” ajo ka pranuar se është e dashuruar. Kur u pyet nëse ka ndërmend të martohet, Rihanna heshti për pak dhe më pas u përgjigj: “Vetëm Zoti e di këtë gjë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?”.

Ajo ka shtuar se dëshira më e madhe e saj është të bëhet nënë. Rihanna ka treguar se lidhja e saj me Hassan Jameel është një ndër gjërat që i ka ndryshuar balancën mes jetës dhe punës. “Dy vitet e fundit kam kuptuar se duhej të krijoja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor. Nëse nuk je i lumtur nuk do të jesh i lumtur edhe nëse bën gjëra që ty të pëlqen t’i bësh. Do të dukej si një detyrim dhe unë nuk dua që puna të duket si detyrim. Karriera ime është qëllimi im dhe nuk duhet të duket si asgjë tjetër përveçse si një vend i lumtur. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua. Ashtu siç ushqej biznesin tim, duhej ta ushqej edhe këtë gjë. Do t’i lë të gjitha gjërat për dy ditë ose tre ditë. Tani në kalendarin tim ka një ‘P’ që do të thotë ditë personale. Kjo është një gjë e re”, ka rrëfyer Rihanna. Këngëtarja dhe i dashuri i saj miliarder janë përfolur për lidhjen e tyre që në qershor të 2017-tës, por artistja nuk ka dashur të flasë publikisht në lidhje me këtë çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat