Bebe Rexha nuk heziton t’i ekspozojë linjat edhe pse kritikohet për peshën - Bota Sot
Bebe Rexha nuk heziton t’i ekspozojë linjat edhe pse kritikohet për peshën

Mediale Vip

Bebe Rexha nuk heziton t’i ekspozojë linjat edhe pse kritikohet për peshën

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 21:27
Bebe Rexha

Është njëra prej këngëtareve shqiptare e cila është kritikuar mjaft shumë për peshën e saj.

Madje, artistja me famë botërore, Bebe Rexha, ishte lënë pas dore edhe nga stilistët të cilët i thanë se nuk duan të punojnë me të për shkak të numrit të madh të rrobave.

Por, Rexha në shumë nga intervistat është shprehur se ndihet mirë me veten pavarësisht atyre që thonë njerëzit.

Së fundmi, bukuroshja jonë në rrjetet sociale ka publikuar një varg videosh teksa shfaqet duke kërcyer dhe ka vënë në pah linjat trupore. Ajo është pranë një pishine nën shoqërimin e miqve të saj, e cila duket se po argëtohet pafund.

Biondja ditë më parë bëri bujë në media me deklaratat teksa ka folur për moshën e saj pasi po afrohet në të tridhjetat.

Sidoqoftë, këngëtarja Rexha pëlqehet mjaft shumë nga publiku për stilin e veçantë muzikor që ka. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...